Golden Eagle e bënë me shtëpi të re familjen Krasniqi nga Prizreni

Aktuale June 20, 2017 - 17:47

Qe nga dita e sotme Familja e Osman Krasniqit nga Lagja Arban e Komunës së Prizrenit  bëhet me shtëpi të re, e gjithë kjo falë Fondacionit Humanitar Golden Eagle e cila në mënyre solemne i dorëzoi çelësat e shtëpisë  gjatë ditë së sotme.

I pranishëm gjatë dorëzimit të çelësave të shtëpisë ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Zt.Ramdan Muja i cili jo vetëm që u  shpreh i kënaqur me këtë iniciativë  të Golden Eagle por siq tha ai: ne mburremi me një kompani si Frutex , që i takon regjionit tonë.

Kompani e cila përmes fondacionit Golden Eagle në vazhdimësi ka ndarë donacione edhe për institucione shëndetësore si në Prizren po ashtu edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Shaqir Palushi  Drejtor i Fondacionit Golden Eagle me këtë rast tha që kjo shtëpi është e para nga shtat sa është zotuar që do ti ndërtoj ky Fondacion gjate këti viti, dhe i gjithë projekti pritet të përfundoj brenda disa muajve.

Kryefamiljari u shpreh shumë i lumtur dhe falënderues ndaj Fondacionit Golden Eagle që ja mundësoj ndërtimin e shtëpisë dhe zgjidhjes së çështjes se banimit, i cili deri me tani jetonte me kushte shumë të rënda.

Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, janë  ndër nga 5 cent, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e këtyre shtëpive.