Selmanaj: LDK ta mbështes Haradinajn për kryeministër sikurse Rugova

Aktuale June 19, 2017 - 21:09

Kryetari i komunës se Deçanit, Rasim Selmanaj, i ka kërkuar LDK-së qe t’i bashkohet Ramush Haradinajt në qeverisje.

Ai ka thënë se një qeveri e udhëhequr nga Haradinaj do të ishte një mundësi dhe shpresë për ndryshime.

Selmanaj ka thënë se nëse në LDK ka mbet diçka nga rugovizmi, atëherë duhet të ndjekë rrugën e Ibrahim Rugovës, i cili kishte bërë koalicion me AAK-në duke e nominuar Haradinaj për kryeministër.

“Unë du me besu se partit politike kan me reflektu pozitivisht në rrethanat e reja të krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit”, ka shkruar Selmanaj në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Ramush Haradinajt si kryeministër në ardhje, mbase do të ishte e natyrshme t’i bashkohet LDK-ja, përkatësisht koalicioni LAA!

LDK-ja e cila vazhdon të thirret në frymën rugoviane dhe nese ka mbetë aty diçka nga rugovizmi atëhere ndjekeni rrugën e Ibrahim Rugovës i cili kishte bërë koalicion me Aleancën duke nominuar Ramush Haradinajn kryeministër!

Përderisa në zgjedhjet e fundit u bashkuat me PDK dhe Hashim Thaqin pse të mos bashkoheni me Ramushin dhe koalicionit fitues PAN!

Një qeveri e re me imazh të ri e udhëhequr nga Ramushi do të ishte një mundsi dhe shpresë për ndryshime!

Unë du me besu se partit politike kan me reflektu pozitivisht në rrethanat e reja të krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit!