Ja çfarë e quan tradhti PDK (Video)

Aktuale May 22, 2017 - 22:17

Fakti se nuk duhet të lidhur koalicion me PDK-në për shkak të marrëveshjeve të prishura që PDK ka arritur të bëjë gjatë viteve, kanë qenë disa nga këshillat që vazhdimisht kanë bërë partitë opozitare në Kosovë, me theks të veçante kanë cilësuar si një parti jo të besës PDK-në .

Por, Besim Beqaj përfaqësues i PDK-së ka thënë për "Tribuna Channel", se tradhti do të ishte vetëm në rast se do të vazhdohej me atë gjendje jo të mirë e cila u krijua kohëve të fundit.

Sipas tij PDK nuk e ka tradhtuar askënd vetëm se ka ofruar një zgjidhje për banoret e Kosovës.