Ilegalët serbë synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës (Dokument)

Aktuale May 21, 2017 - 21:24

Ndryshe prej herëve të tjera, në zgjedhjet e 11 qershorit pritet të jetë garë e nxehtë edhe në mes të partive serbe.

Subjektet politike të këtij komuniteti kanë dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Mirëpo, partia të cilën e udhëheq Slavko Simiq, “Srpska”, në lista e saja ka futur edhe persona që udhëheqin komuna ilegale.

I pari është Sergjan Mitroviq, kryetar i komunës paralele të Gjilanit. Ai, poashtu njihet si shef i të ashtuquajturës Qarkut i Regjionit të Gjilant. Në listën e “Srpsk”-as gjendet edhe Vinka Radosavljeviq,  e cila nga njihej se Shefe e Qarkut të Pejës, shkruan Indeksonline

Kjo praktikë, sipas juristëve, nuk duhet të lejohet assesi të ndodhë në Republikën e Kosovës.

Avokati Tomë Gashi tregon se personat e lartcekur duhet të përcaktohen të jenë zyrtar të shtetit të Kosovës apo shtetit të Serbisë.

“Askund në botë nuk mundet me qenë dikush që t’i mbajë dy funksione, pa marrë parasysh të deputetëve apo kryetarëve komunash, të dy shteteve të ndryshme. Nuk mundet me qenë zyrtar i një shteti dikush, pamarrë parasysh serb apo kushdo tjetër, dhe pastaj të konkurrojë për deputetë  të një shteti tjetër”, ka thënë ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare edhe zyrtarisht është konfirmuar pjesëmarrja e gjashtë listave serbe.

Derisa katër prej tyre janë parti, një është koalicion dhe një iniciativë qytetare.

“Lista Serbe, Forcave Përparimtare e Kosovës, Partia Demokratike Progresive, Partisë Liberale e Pavarur, Koalicioni i Partive të Serbëve të Kosovës, Iniciativës Qytetare Aktive dhe Iniciativa qytetare Lidhja Patriotike Serbe”. 

Image