AAK dhe Nisma, 55 kandidatë për deputetë

Aktuale May 17, 2017 - 01:06

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me PDK-në për koalicion parazgjedhor, AAK ka mbajtur një konferencë për media, me ç’rast ka njoftuar se AAK e Nisma do t’i kenë 55 kandidatë për deputetë në listën zgjedhore, raporton zeri.info.

55 kandidatë do t’i ketë edhe Partia Demokratike, ka njoftuar anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.

Ai gjatë kësaj conference, ka thënë se ky koalicion ka qenë i imponuar, mirëpo është shprehur i vendosur se do të punojnë për të mirën e vendit.

“Zgjedhja ka qenë e imponuar. Marrëveshja me PDK-në është me kadidatin për kryeministër”, ka thënë Nitaj. /Zeri