Koalicioni i pestë, PDK-Partia Konservatore

Aktuale May 16, 2017 - 16:15

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar koalicionin e pestë për sot, me partinë konservatore të Kosovës, raporton zeri.info.

Me këtë rast, dy liderët e partive kanë nënshkruar marrëveshje para mediave dhe janë zotuar se do te punojnë të vazhdojnë ashtu siç kanë punuar edhe më herët.

Ata po ashtu, janë zotuar se do të japin kontributin e tyre për t'i fituar këto zgjedhje. /ZËRI/