Nënshkruhet koalicioni mes PDK-së dhe republikanëve të Kosovës

Aktuale May 16, 2017 - 16:11

Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicionin e radhës, i katërti me radhë për sot, me Republikanët e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast, marrëveshjen në fjalë e kanë nënshkruar liderët e dy subjekteve, Kadri Veseli nga PDK dhe Faton Kurti, kryetar i republikanëve te Kosovës.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se si koalicion, do ta bëjnë një Kosovë më te mirë.

“Ne jemi parti konservatore, e re në Ballkan. Do ta bëjmë një Kosovë më te mirë”, ka deklaruar Kurti. /ZËRI/