Limaj uron Presidentin Meta

Aktuale April 28, 2017 - 20:18

I pari i Nismës, Fatmir Limaj, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta, duke vlerësuar që Meta do të kontribuoj në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Më poshtë mund të lexoni urimin e plotë:

“Me kënaqësi të veçantë e mirëprita zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën tuaj të re.
Shpreh bindjen time të plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni ju, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit. Po ju shpreh urimet e mia më të mira për veprimtarinë e ardhshme tënden plotë përgjegjësi” shkruan Fatmir Limaj.