Përmbyllet maratona e varrezave protestante në Prishtinë

Aktuale April 21, 2017 - 17:51

Sot, Asambleja Komunale e Prishtinës me 28 vota për dhe 4 kundër e mbajti në fuqi vendimin e vet të mëhershëm për ndarjen e lokacionit për varreza protestante në lagjen Velania respektivisht në zonën kadastrale të Sofalisë.

Sipas këtij vendimi të sotëm të Asamblesë Komunale të Prishtinës, komunitetit protestant të Prishtinës i është ndarë hapësirë për varreza.

Me këtë rast vlen të përmendet se edhe Kompania rajonale Çabrati në Gjakovë e ka përmbyllur ndarjen e lokacionit për varreza protestante në qytetin e Gjakovës duke e ndarë hapësirën për varreza protestante brenda kompleksit të varrezave të qytetit.

Komunat tjera e kanë filluar procesin por për shkaqe teknike akoma nuk ka gjetur zbatim.