Fatmir Limaj: Dy javët e ardhshme, vendimtare për zgjedhje të parakohshme

Aktuale April 21, 2017 - 14:38

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë Qeveria e Kosovës do të bie shumë shpejtë.

Madje ai ka thënë se dy javët e ardhshme janë vendimtare për zgjedhjet e përgjithshme.

“Qeveria e Kosovës do të bie shumë shpejt dhe dy javët e ardhshme janë vendimtare për zgjedhjet nacionale në Kosovë. Ose gjatë këtyre dy jave do të ketë vendim për zgjedhje ose s’do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Limaj në një konferencë për media të premten.

Limaj ka folur edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, për të cilin ka thënë se është duke shkuar si duhet.