Vuçiq: Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO

Aktuale March 24, 2017 - 18:17

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s apo ndonjë aleance tjetër ushtarake.

Këto komente ai i bëri me rastin e 18-vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut për frenimin e fushatës së përgjakshme të Serbisë në Kosovë.

Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord t’i ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme anti-ajrore. /TCH