Thaçi për plagosjen e Vllasit: Aktet e tilla janë të papranueshme

Aktuale March 13, 2017 - 10:41

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas plagosjen e Azem Vllasit, duke e quajtur akt të papranueshëm.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit dhe ligjit.

“Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Avokatit Vllasi i uroj shërim të shpejtë, ndërsa nga autoritetet përkatëse pres që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi”, shkruan Thaçi në Facebook.