Seanca e radhës për aktivistët e Vetëvendosjes më 30 mars

Aktuale February 28, 2017 - 14:22

Seanca e radhës për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm lidhur me rastin e sulmit në Kuvend do të mbahet më 30 mars, njofton Klan Kosova.

Kështu është vendosur sot gjatë seancës fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër aktivistëve, Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës.