Çitaku: Kosova do krijoj asociacionin, por në bazë të kushtetutës

Aktuale February 27, 2017 - 17:16

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova do të respektoj të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, Çitaku ka bërë të ditur se kjo do të bëhet vetëm në bazë të kushtetutës së republikës së Kosovës.

“Në përputhje me kushtetutën tonë do të zbatojmë të gjitha marrëveshjet që i kemi nënshkruar në Bruksel. Do të miratojmë asociacionin por vetëm në përputhje me kushtetutën tonë. Pa kurrfarë funksioni legjislativ”, thënë Çitaku.

Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur se Kosova do të krijoj edhe ushtrinë e saj dhe këtë nuk ka kush që e ndal. As Serbia. “Nuk do të diskutojmë me Serbinë dhe askënd tjetër për krijimin e FSK-së. Ky është një vendim legjitim i Kosovës”, ka thënë ajo./Zeri/