Parashikimi i motit për sot

Aktuale February 19, 2017 - 08:31

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut të cilat filluan dje në pjesën e dytë të ditës, kanë vazhduar edhe gjatë natës të cilat pas rënjes së temperaturave në 0 gradë u shëndrruan në borë në shumë territore të Kosovës, kryesisht në veri verilindje ,jug dhe juglindja të vendit.

Sipas Institutit, këto reshje me intensitet të ulët do të vazhdojnë edhe sot në pjesën e parë të ditës duke krijuar shtresa të ulëta të borës.Temperatura më e ulët u shënua 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.