Këshilltari i kryeministrit ia thotë këngës (VIDEO)

Aktuale February 17, 2017 - 11:29

Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ia ka thënë këngës në nëntëvjetorin e Pavarësisë.

Havolli i veshur me një xhaketë sportive në të cilën janë shenjat e flamurit të  Kosovës, rrugën e tij po e bën duke kënduar, njofton Klan Kosova.

Ndonëse nuk dihet destinacioni i tij, ai urimin për Pavarësi e ka bërë nga vetura, teksa përcillej edhe nga një kitarist mbrapa në veturë.

“Urime Ditën e Kosovës, ditën ma të mirë të vitit, përmes këngës Kosovari”.