Opozita përsëri kundërshton matjen e territorit (VIDEO)

Aktuale January 19, 2017 - 21:57

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë shprehur kundër ftesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata nuk duan të jenë pjesë e Komisionit që do të bënë matjen e territorit të Kosovës, i cili do të mbahet më datë 24 janar 2017.

Opozita ftesën e Qeverisë po e konsideron si fitim në kohë që sa më gjatë ta mbajë pushtetin. Madje, ata thonë se qëndrimin e opozitës e dinë tashmë edhe vetë krerët institucional. /Tribuna Channel/