Defekt në aeroplanin ku ndodhet Edi Rama

Aktuale January 19, 2017 - 20:26

Aeroplani me të cilin udhëtonte Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar nga Singapori në Frankfurt ka shfaqur probleme teknike.

Sipas televizionit pranë qeverisë, Report TV bën me dije se avaria në aeroplan ndodhi vetëm pak minuta para se të ngrihej në fluturim.

Për shkak të këtij defekti, delegacioni shqiptar u nis 3 orë me vonesë.

Kryeministri Edi Rama dje ndodhej për vizitë zyrtare në Singapor bashkë me disa zyrtarë e biznesmenë shqiptarë.