Krasniqi: Serbia po kthehet në Kosovë

Aktuale January 13, 2017 - 19:39

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se marrëveshjet e Thaçit e Mustafës me Beogradin, kanë bërë që Serbia të kthehet në Kosovë.

“A DONI DËSHMI TJETËR PËR DORËHEQJEN E QEVERISË SE KOSOVËS?

Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?! Shikoni ku përfunduan?! Përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë!

Qytetarët duhet të shikojnë se çka prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit v2015!

Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve ju pata thënë: Kjo marrëveshje kështu si është, është e papërfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë!

Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota?!

Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan!

Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj Qeverie?!”, ka shkruar ai.