Për 30 minuta merret vendimi për Haradinajn

Aktuale January 12, 2017 - 11:54

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku për 30 minuta pritet që të merret vendimi për lirimin ose jo të tijë bëjnë me dije burime të “zëri.info”.

Lideri i AAK-së, do të dal para Gjykatës së Apelit në qytetin Colmar të Francës, ku do të vendoset nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.

Ministria e Drejtësisë së Serbisë, dje i ka dërguar Francës disa dokumente shtesë në të cilat ka kërkuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Serbia thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bernit, ku dhe është ndaluar.