Sabit Geci në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet pa ndjenja në QKUK

Aktuale December 08, 2016 - 21:20

Sabit Gecit, ish-epror i UÇK-së është rënduar gjendja shëndetësore me ç’rast i njëjti është dërguar pa ndjenja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për RTK avokati i Gecit, Haxhi Millaku i cili ka thënë klienti i tij gjatë rrugës për në QKUK është dërguar pa ndjenja dhe se gjendja e tij ka qene e shkallës së rrezikut për jetë.

Gecit i është përkeqësuar gjendja gjatë qëndrimit të tij në burgun e Dubravës.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtorë Sabit Gecin për krime lufte, dhe i njëjti është dënuar me 12 vjet burg.