Muri i serbëve në Mitrovicë, Berisha gjen fajtorin: Rama dhe Vuçiç gatuan pazare të pista

Aktuale December 08, 2016 - 18:21

Në një status në Facebook, ish kreu i qeverisë Sali Berisha është ndalur të komentojë edhe zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ku deri diku ka fajësuar edhe Edi Ramën për marrëdhënien me homologun serb, Vuçiç.

Në një reagim në Facebook, Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë të gjitha masat për ndëshkimin e aktit që është ndërmarrë ndaj komunitetit shqiptar.

Reagimi

Muri i serbeve në Mitrovicë, rezultati i parë i dashurisë Rama -Vucic! e dashur miq, pasi dështuan me te gjitha mënyrat për ndarjen e Mitrovicës, Beogradi vendosi të perdore murin për realizimin e qëllimeve te tij. Në përputhje  me këtë projekt prej disa ditësh, ultranacionalistet serbë të Beogradit, në sy të autoriteteve të Kosovës, BE, OKB dhe të mbarë botës po lartësojnë murin ndarës së Mitrovicës te Veriut, de facto të dhunimit flagrant të integritetit territorial dhe sovrantitetit te Republikës se Kosovës.

Me këtë akt, Beogradi sillet si pushtues i Kosovës, destabilizues i rajonit dhe varrmihës i marrëveshjeve të Brukselit. Ky akt akuzon gjithashtu direkt Edvin Kristaq Ramën, i cili në takimet e tij të shumta me Aleksandër Vuçiç duket se ka gatuar pazare të pista! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim pushtues të Beogradit ndaj Kosovës, ju bëj thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të dhunuar nga pushtuesit e djeshem serb të Republikës së Kosovës.

Ju bej thirrje komunitetit ndërkombetar, SHBA, NATO-s, Bashkimit Europian, OKB të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e këtij akti agresiv të Beogradit, që dhunon integritetin dhe sovranitetin e një vendi të pavarur dhe rrezikon në menyrën më serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë!