Mustafa: Vlerërsimi i “PISA”-s do të na mobilizojë

Aktuale December 07, 2016 - 10:10

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se vlerësimi nga testi “PISA” do t`i mobilizojë ata, njofton Klan Kosova.

“Duhet të krijojmë gjithsesi mundësi që të kemi rezultate më të mira në vitet që vijnë” ka thënë ai

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur ndryshe si “PISA”, ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 70 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

Në këtë test u matën njohuritë e nxënësve në fushën e leximit, matematikës dhe shkencës.