Myslimanët në Amerikë frikësohen pas fitores së Trumpit (Foto)

Aktuale November 10, 2016 - 12:57

Myslimanët në Shtetet e Bashkuara janë duke shprehur frikë të madhe pas fitores së papritur të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, me disa që kanë thënë se janë paralajmëruar që të mos i veshin hixhabët e tyre.

Presidenti i sapo zgjedhur republikan, Donald Trump, i ka kritikuar vazhdimisht myslimanët dhe gjatë fushatës zgjedhore u zotua se do t’ua ndalonte atyre hyrjen në SHBA, raporton Independent, përcjell Express.

Shumë përdorues në rrjetet sociale iu kanë përgjigjur me shqetësim fitores tronditëse të Trump.

Disa kanë shkruar në Tëitter se janë paralajmëruar kundër veshjes së hixhabit.

Një përdoruese e Tëitter ka shkruar se nëna e ka urdhëruar që mos ta veshë hixhabin për shkak të frikës nga hakmarrja

raciste./Express/