Analizat e autopsisë së Deharit mund të dërgohen edhe në Angli

Aktuale November 07, 2016 - 19:01

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit , avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk janë gjetur barna që kanë aftësi psikotropike në trupin e të ndjerit.

“Dy orë e gjysmë ka zgjatur autopsia, ne si përfaqësues të familjes angazhuam edhe ekspertë nga Shqipëria e Anglia”.

“Të gjitha mostrat e nevojshme janë marrë për ta vërtetuar shkakun e vdekjes së Astritit, disa prej të cilave do të dërgohen edhe në Angli”.

Gashi ka thënë se të rezultatet përfundimtare do t’i thotë mjekësia ligjore. /KlanKosova/