Veseli: Opozita ka qëndrim kokëfortë për demarkacionin

Aktuale October 25, 2016 - 17:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar pas takimit të liderëve partiakë për tejkalimin e ngërçit për demarkacionin.

Ai ka thënë se vullneti ishte i mirë, mirëpo nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

“Ishte takim i mirë. Vullneti është i mirë që të kemi marrëveshje të përbashkët si parti politike për interesa te qytetarëve. Ajo çfarë do të theksoja fatkeqësisht nuk arritëm një konsensus të përbashkët që veçanërisht përmes kësaj marrëveshje t’i japim shpresë qytetarëve për liberalizimin e vizave. Ideja ishte mos të paragjykohet marrëveshje por vetëm të kemi nga një nënshkrim për çështjen e demarkacionit. Opozita ka një qëndrim kokëfortë”, ka thënë kreu i PDK-së./Lajmi.net/