Shkaku i tërmeteve, prindërve u kërkohet të mos i çojnë fëmijët në çerdhe

Aktuale September 13, 2016 - 09:40

Çerdhet e fëmijëve të shkollave në Butel dhe Qendër që kanë pësuar dëme nga lëkundjet e tokës në Shkup, kanë marrë porosi nga Instituti për inxhinjerik tërmetesh dhe seizmologji që ta ulin kapacitetin pranues, që të mos vihen në rrezik fëmijët dhe nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
 

Ndalesë për shfrytëzim ka në dy klasa mësimi në shkollën “11 Tetori”, si edhe disa hapësira mësimi në çerdhen e komunës Butel.

Prindërve u është thënë që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe në ditët në vijim, ndërkaq do të pranohen vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër, por me kapacitet të zvogëluar, deri sa të bëhen sanimet në muret e çerdheve.