Banorët e Shkupit nuk do të flejnë nëpër shtëpija, janë vendosur tek ambasada e SHBA-ve (Video)

Aktuale September 12, 2016 - 22:39

Në Maqedoni nuk ndalen tërmetet por ajo çka bie në sy është edhe paniku i qytetarëve në kohën kur dridhen vendet ku ata janë.

Qytetarët e Shkupit nuk ndjehen rehat të flejnë në shtëpitë e tyre pasi vetëm sot ka pasur tre tërmete që kanë dridhur Shkupin dhe qytetet tjera.

Nga shtëpitë e tyre ata janë vendosur para ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup pasi aty është vendi i hapur dhe nuk ju rrezikohet që t’i mbulojë ndonjë ndërtesë në rast se tërmetet përsëriten edhe gjatë natës.

Gjithashtu, sot dhe dje janë paraqitur disa dëme materiale kurse pas tërmeteve, qendrat tregtare janë evakuar./Telegrafi/