Haradinaj: Nëse votohet demarkacioni do të ketë tensionim të situatës në vend

Aktuale August 10, 2016 - 12:22

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se projektligji për marrëveshjen për demarkacionin është gabim por po vazhdon insistimi i Qeverisë në këtë gabim. Këtë e bëri të ditur gjatë një konference për media bashkë me liderin e Nisma për Kosovën, Fatmi Limaj.

Haradinaj  tha se shpreson që deputetët do ta rrëzojnë këtë version të marrëveshjes. Por nëse votohet do të pasoj një krizë dhe do të tensionohet situata edhe me shumë.

Ndërsa,  lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj tha se Qeveria deri me tani ka treguar mungesë përgjegjësie ndaj kësaj çështje e cila u kundërshtuar opozita, shoqëria civile dhe shumë ekspertë.

Limaj tha së po e shohin një rast të humbur nga kjo Qeveri e papërgjegjshme. Ai ka ftuar Qeverinë që ta tërheq projektligjin dhe të rishikohen pjesë kontestuese të demarkacionit dhe t’i japin zgjidhje të përbashkët kësaj çështje.

Ndërsa rruga tjetër sipas Limajt do të jetë e panjohur.

Limaj ka ftuar deputetët që të mos e ngritin dorën për një gjë ndaj së cilës së paku kanë dyshime. /ZERI/