Mediat botërore raportojnë për kërkesën e Turqisë për ta arrestuar Berat Buzhalën (Foto)

Aktuale July 26, 2016 - 15:36

Mediat e mëdha botërore kanë raportuar për kërkesën e Turqisë për ta arrestuar drejtorin e gazetës Express, Berat Buzhala, për komentet e tij satirike në Facebook gjatë kohës kur tentim puçi po ndodhte në Turqi.

Ka qenë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ajo që ka shkruar e para për kërkesën e ambasadës turke në Kosovë e cila përmes një letre i ka kërkuar ministrisë së Jashtme të Kosovës që të ndërmarr veprime për komentet e gazetarëve kosovarë në lidhje me tentim puçin në Turqi.

LEXO EDHE: Reuters: Ambasada turke i bën presion Qeverisë së Kosovës ta dënojë me burg Berat Buzhalën (Dokument)

Lajmi pastaj ka qarkulluar nëpër media tjera të mëdha botërorë, sic është gazeta e përditshme amerikane, The New York Times, si dhe e përditshmja konservatore britanike, Daily Mail, shkruan Express.

Më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmerr veprim për komentet e gazetarëve.

LEXO EDHE: Reagojnë gazetarët: Kërkesa e Ambasadës Turke për Buzhalën, akt skandaloz

Ambasada Turke në Kosove i ka bërë presion Qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.

Image
Image
Image