U.d. i kryeprokurorit të Shtetit viziton Dhomën Operative për monitorim të procesit zgjedhor

U.d. i kryeprokurorit të Shtetit viziton Dhomën Operative për monitorim të procesit zgjedhor

Zgjedhjet Lokale 2025 December 28, 2025 - 14:07

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar sot Dhomën Operative për monitorim të procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga prokurorja Laura Pula.

“Me këtë rast u.d. i kryeprokurori Qalaj pa nga afër punën e kësaj dhome, e cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, si dhe falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe gjithë stafin e kësaj dhome operative për punën që janë duke e bërë, me qëllim të sigurimit të integritetit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim. /Zëri