Osmani pasi hodhi votën: Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon
Foto: Laura Hasani

Osmani pasi hodhi votën: Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet Lokale 2025 November 09, 2025 - 12:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për media pasi hodhi votën e saj në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Image

 

Osmani tha se Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, kjo pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime dhe rregullsisë në procese zgjedhore.

 

Osmani shtoi se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira e demokratike.

Image

 

 

 

“Edhe sot na balotazh është ditë po qa të rëndësishme sa raundi i parë i zgjedhjeve, sot qytetarët vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheq komunat por në të njëjtën kohë për një të ardhme më të mirë. Shpresoj që secili prej qytetarëve ta shfrytëzoje të drejtën votës”, tha Osmani.