Gashi fton qytetarët e Obiliqit të votojnë: Nuk ka pasur probleme në procesin e votimit deri tani
Zgjedhjet Lokale 2025
November 09, 2025 - 12:28
Xhafer Gashi nga LDK-ja ka folur për media pasi hodhi votën e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
“Uroj që të jetë një ditë e qetë, bëj thirrje që të gjithë qytetarët të jenë pranë kutive të votimit dhe të jetë ditë e qetë. Nuk pata të vështirë me vendos kujt me ia dhënë votën”
“Jo, nuk ka pasur raportime për probleme, lus që kështu të përmbyllet dhe shpresoj që gjithçka të jetë në rregull”, tha Gashi.
Gashi më 12 tetor ka marrë 46.20 për qind të votave në Obiliq.