Rama i thotë Çekut se po bën “demagogji populiste” për Unazën e Kryeqytetit: Qeveria s’e shtyu projektin
Foto: Laura Hasani

Rama i thotë Çekut se po bën “demagogji populiste” për Unazën e Kryeqytetit: Qeveria s’e shtyu projektin

Zgjedhjet Lokale 2025 November 06, 2025 - 21:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokim të qëllimshëm të projektit të Unazës së Kryeqytetit.

Gjatë debatit me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, në Debat Plus, Rama reagoi ndaj deklaratave të Çekut, i cili e kishte cilësuar ndërtimin e Unazës si një projekt urgjent.

“Shiheni farë demagogjie populiste. Vjen këtu edhe thotë që është me urgjencë unza e kryeqytetit. Ndërsa ne para katër viteve e kemi përfunduar projektin edhe i kemi siguruar fondet nga EBRD, 206 milionë. 82.4 milionë kanë qenë fal, dmth pa parë si grant. Këta e kanë bllokuar. Kanë thënë se nuk i shtyjmë projektet elektorale të Përparim Ramës. Se unë po i merresha me veti këto projekte. E tash pas 4 vjetëve thotë duhet ta bëjmë me urgjencë. Pra këta janë ata, vetëm me demagogji, me të pavërteta… 8 vjet me përpara e kanë pas menaxhmentin e kryeqytetit, s’kanë bërë kurrgjë, zero”, ka thënë Rama.