Daka për mandatimin e Konjufcës: Sipas Kushtetutës mandatari i dytë duhet të bindë se i ka 61 vota
Foto: Laura Hasani

Daka për mandatimin e Konjufcës: Sipas Kushtetutës mandatari i dytë duhet të bindë se i ka 61 vota

Zgjedhjet Lokale 2025 November 05, 2025 - 00:27

Ish-kryetarja e KQZ, Valdete Daka,e ka komentuar mandatimin e Glauk Konjufcës, për formimin e Qeverisë.

Daka tha se sipas Kushtetutës mandatari i dytë duhet të jap garancë se tashmë i ka votat, 61 të domosdoshme.

“Sepse përndryshe nuk do të kishte logjikë që të ekzistonte mandatari i dytë. Në qoftë se mandatari i parë nuk i ka votat pse i dyti do t’i kishte, përpos nëse ka ndodhur ndonjë zhvillim brenda atyre 10 ditëve”, deklaroi Daka.

Nuk dihet ende nëse Konjufca i ka siguruar tashmë 61 vota. /klakosova

Më 26 tetor, mandatari i parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dështoi të bëhet kryeministër me kompetenca të plota.

Kurti nuk i mori më shumë se 56 vota.