Kurti: Konjufca i ka të gjitha votat që kam pasur unë, pra 56 – me partitë e tjera s’ka gjasa për koalicion
Zgjedhjet Lokale 2025
November 04, 2025 - 19:00
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i pyetur se a i ka numrat Glauk Konjufca, ka thënë se ai i ka votat që i kishte edhe vetë Kurti, pra 56. Tutje, i pari i Vetëvendosjes tha se nuk sheh koalicion me partitë tjera.
“Konjufca i ka që të gjitha votat që i kam pasur unë. Ju e dini që më datën 26 tetor në Kuvend unë i mora 56 vota. Ato i ka sigurt edhe Glauku, ndoshta ka edhe më shumë, por më pak nuk mund të merr. Dmth maksimumi im është minimum i Glaukut, prandaj le të përpiqemi maksimalisht. Unë nuk shoh as mundësi teorike për koalicion me partitë e tjera.”