Abdixhiku: Drejt fitores së madhe në Kryeqytet, s’mund të nisim asgjë në Prishtinë pa Kodrën e Trimave
Zgjedhjet Lokale 2025
November 02, 2025 - 21:14
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidati për Prishtinën Përparim Rama, e kanë kaluar të dielën në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.
Abdixhiku krahas pamjeve të publikuara nga Kodra e Trimave, ka shkruar:
Prishtina flet e para!
Drejt fitores së madhe në Kryeqytet. E nisëm me tubimet nëpër çdo lagje. S’mund të nisim asgjë në Prishtinë, pa Kodrën e Trimave; prandaj dhe rrugëtimin një javor e nisëm nga këtu.
Përparim Rama edhe 4!
Për Prishtinën, për Lidhjen tonë, për Republikën.
Fitore me 9 nëntor.