Balotazhi në Gjakovë, LDK-ja e PDK-ja në mbështetje të AAK-së – flet Ardian Gjini
Foto: Laura Hasani

Balotazhi në Gjakovë, LDK-ja e PDK-ja në mbështetje të AAK-së – flet Ardian Gjini

Zgjedhjet Lokale 2025 November 02, 2025 - 15:37

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesin kryetarin aktual të Gjakovës njëherësh kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjinin, në garën e balotazhit që do të mbahet të dielen e ardhshme, më 9 nëntor.

Këtë për Klankosova.tv. e ka konfirmuar vet Gjini.

“Po, me PDK dhe LDK. Detajet më vonë”, deklaroi Gjini.

Derisa rreth çështje u prononcua edhe kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu.

“Po, kemi marrëveshje. Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë, e miratuar edhe nga niveli qendror i LDK-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim që bashkë ta bëjmë Gjakovën edhe më mirë – edhe më të mirë”, deklaroi Shehu për Klankosova.tv.

Në balotazhin e 9 nëntorit kandidati i AAK-së Ardian Gjini në balotazh do të garojë me Ardian Golën e VV-së.

Në rundin e parë, Gjini ka shënuar fitore bindëse duke i marrë 47.53 për qind të votave derisa Gola 31.89 për qind.

I treti në garën e 12 tetorit u rendit Shehu i LDK-së me 7.94 për qind.

Kurse, kandidati i PDK-së Ervin Hasani, mori 5.74 për qind të votave.