Rruga “Bob Doll” u zgjerua dhe po asfaltohet, Përparim Rama publikon pamjet
Zgjedhjet Lokale 2025
October 31, 2025 - 15:46
Rruga “Bob Doll” po asfaltohet.
Pas punëve për disa kohë, tash gjithçka po shkon drejt finalizimit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamjet e asfaltimit të rrugës.
“Asfaltimi i rrugës ‘Bob Doll’”, ka shkruar ai.
Kjo zonë u zgjerua, duke u shtuar edhe një linjë shtesë, çka pritet të ndikojë në zvogëlimin e trafikut.