Punime edhe gjatë natës te Unaza e Brendshme, Përparim Rama: Edhe pak ka mbetur, Prishtina po transformohet

Punime edhe gjatë natës te Unaza e Brendshme, Përparim Rama: Edhe pak ka mbetur, Prishtina po transformohet

Zgjedhjet Lokale 2025 October 23, 2025 - 23:37

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar video nga Unaza e Brendshme.

Rama ka thënë se 90% të punimeve janë kryer. E që puna të finalizohet, po punohet edhe natën.

I pari i kryeqytetit tha se Prishtina po transformohet.

"Jemi këtu në Unazën e Brendshme të Prishtinës, 90% të punëve janë të kryera, tash po punohet edhe natën për me i përfundu edhe këto 10% që janë mbet. Prishtina po transformohet", tha Rama.