
LDK-ja dhe Nisma bëhen bashkë për raundin e dytë në Fushë – Kosovë
Zgjedhjet Lokale 2025
October 21, 2025 - 10:37
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate në Fushë- Kosovë për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë – Kosovës, Besnik Osmani.
“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores!Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka shkruar ai.
Vetëvendosje e cila do të jetë në balotazh me LDK-në në këtë komunë, ka arritur marrëveshje me AAK-në.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Valon Prebeza i VV-së ka marrë 9,669 vota apo 45.18%, kurse Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 7,840 vota apo 36.63%