Numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës drejt fundit
Foto: Laura Hasani

Numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës drejt fundit

Zgjedhjet Lokale 2025 October 20, 2025 - 19:49

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Ky proces është në prag të përfundimit, konfirmon KQZ.

“Nga pasditja e së premtes deri të hënën në orën 16:00, janë numëruar 129 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 109 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: