
Vetëm edhe një kuti e diasporës e panumëruar për Prishtinën – Rama i pari
Zgjedhjet Lokale 2025
October 20, 2025 - 18:09
Numërimi i votave të diasporës po shkon drejt fundit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka mbetur vetëm edhe një kuti pa numëruar nga votat me postë në Prishtinë.
Nga përditësimi i fundit del se kandidati i LDK-së njëherësh kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, i ka marrë 476 vota nga bashkëatdhetarët apo 54.90 për qind, derisa kundërkandidati i tij nga LVV-ja Hajrulla Çeko, i ka 240 vota apo 27.68 për qind e votave.

Derisa ai i PDK-së Uran Ismaili, ka marrë 103 vota nga mërgimtarët apo 11.88 për qind të votave.
E ndërkaq tek rezultati i përgjithshëm kur janë numëruar 99.63 për qind e votave, Rama i ka 35 mijë e 430 vota, Çeko 34 mijë e 856 vota, Uran Ismaili 29 mijë e 71 vota.
