Fillon numërimi i votave të diasporës për Prishtinën, Çeku prin nga kutia e parë

Fillon numërimi i votave të diasporës për Prishtinën, Çeku prin nga kutia e parë

Zgjedhjet Lokale 2025 October 19, 2025 - 23:29

Ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës për komunën e Prishtinës.

Deri më tani janë numëruar 1 nga gjithsej 5 vendvotime (20% e votave).

Rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, me 47.31% (88 vota).

Pas tij renditet kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 30.65% (57 vota), ndërsa i treti është kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, me 16.13% (30 vota).

Kandidatët e tjerë kanë marrë përqindje më të ulëta:

Besa Shahini (PSD) – 2.15% (4 vota)
Bekë Berisha (AAK) – 2.15% (4 vota)
Fatmir Selimi – 1.08% (2 vota)
Nedime Belegu (Epoka e Hyjneshës) – 0.54% (1 votë)

Kujtojmë se për komunën e Prishtinës kanë arritur 1,034 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora, prej të cilave tashmë është numëruar rreth 20%.