
Numërohen 50% të votave me postë në Mitrovicë, Peci merr më shumë se Tahiri
Zgjedhjet Lokale 2025
October 18, 2025 - 14:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora për komunën e Mitrovicës. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje po prin me një përqindje të konsiderueshme.
Nga 50% e votave me postë të numëruara deri më tani, kandidati i VV-së ka arritur të sigurojë 58.48% të tyre, duke lënë pas Arian Tahirin nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili ka marrë 28.72%.
Në vend të tretë renditet Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.80%.
Për më shumë detaje mbi rezultatet, klikoni KETU