Dyshimet për “trenin bullgar” në Mitrovicë ende vetëm pretendime
Foto: Laura Hasani

Dyshimet për “trenin bullgar” në Mitrovicë ende vetëm pretendime

Zgjedhjet Lokale 2025 October 15, 2025 - 18:12

“A po fitojmë aaa… me ka krejt… pa balotazh… Po…”, dëgjohet duke thënë në tubim me qytetarët, kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës.

As fitore, as me ka krejt, e as pa balotazh.

Rezultate prelimintare me 100% të votave të numëruara, pa votat me kusht, pa vota të personave me nevoja të veçanta dhe ato nga diapora, e dërgojnë në balotazh, Arian Tahirin e PDK-së dhe Faton Pecin e Listës Guxo, por me llogon e Vetëvendosjës.

Më shumë sesa diferenca e ngushtë të dy kandidatëve me 28 vota, vëmendje kanë marr dyshimet e ngritura për keqpërdorim të votës, specifikisht “Trenin bullgar” në shkollën “Fazli Graiqevci” në Shipol.

Për hetimin e qendrës së votimit ku po prinë Arian Tahiri me mbi 51% të votave, është vënë në lëvizje edhe Prokuroria.

“Janë duke u grumbulluar informatat lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave, në një vendvotim në Shipol të Mitroivcës dhe varësisht nga të gjeturat atëherë do të procedohet tutje”, kadeklaruar Dek – Valon Preteni – Zëdhënës i Prokurorisë Th. në Mitrovicë.

Përkundër se pretendimet për keqpërdorim të votave nuk vijnë nga subjekt i tyre, nga Partia Demokratike e Kosovës, janë sy e vesh kah organet e hetuesisë, dhe jo vetëm për Shipolin por edhe për një kuti me vota në Shtime dhe në Malishevë.

“Ajo se çka do të bëjmë ne si përfaqësues të PDK-së në KQZ do të jemi afër do të jemi prezent kur të hapen këto kutitë e votimit të shohim edhe librat e votimit të shohim edhe fletvotimet edhe çdo detaj tjetër që mund të argumentoj pretendimet e ngritura deri tash”, ka deklaruar Arianit Elshani – Përfaqësues i PDK-së në KQZ.

Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë komentuar zhvillimet, përkundër kontaktit me zëdhënësin Arlind Manxhuka e po ashtu përfaqësuesit e tyre në KQZ.

“Ti inqizo sa të duash po unë nuk kam asgjë për të thënë…faleminderit’, ka thënë shkurtë Sami Kurteshi – Pëfaqësues i VV-së në KQZ.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë numërimi i votave po vazhdon normalisht pa asnjë urdhër të Prokurorisë që do të përjashtonte edhe Shipolin nga ky proces.

“Shkolla e Shipolit 11/10 i ka 7 vendovime ato janë këtu nuk ju ka ardhë ende radha për numërin, kështu që po presim nesër diku nëse vazhdojmë te ato kuti, kështu që ne e kemi pranu kutinë, këta janë numëruesit, vazhdojmë njëjtë”, ka deklaruar Bajram Hajdari – Menaxher i QKN-së.

Nga 105 vendvotime sa janë gjithsej, në Mitrovicë janë numëruar votat në 38 prej tyre, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë të premtën./dukagjini