Verifikimi i votave përfundon në disa komuna më të vogla

Verifikimi i votave përfundon në disa komuna më të vogla

Zgjedhjet Lokale 2025 October 15, 2025 - 08:54

Verifikimi i votave për kryetarë të komunave ka përfunduar në tërësi në disa komuna, ndërsa në qendrat e mëdha po ecën më ngadalë.

Verifikimi i votave ka përfunduar në disa komuna. Në Junik pritet të ketë balotazh mes Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së. Ndërsa në Han të Elezit, Mehmet Ballazhi i PDK-së ka marrë 50.96 për qind përballë Rufki Sumës.

Në Novobërdë Sasha Millosheviq i Listës Serbe ka konfirmuar fitoren pa balotazh. Kjo parti ka fituar pa balotazh edhe në Zveçan, Ranillug e Partesh.

E në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së, ka fituar pa balotazh, pas verifikimit të votave.

Në qendrat e mëdha janë verifikuar e rinumëruar votat për kryetarë në shkallë më të ulët: Në Gjakovë 13 për qind, Gjilan 26%, Mitrovicë 20,9%, Pejë 17, Prishtinë 9, Prizren 1,27 e Ferizaj 35.