Kandidatët që nuk votuan as për veten e tyre në Zveçan
Foto: Laura Hasani

Kandidatët që nuk votuan as për veten e tyre në Zveçan

Zgjedhjet Lokale 2025 October 15, 2025 - 08:03

Pas numërimit të votave për Kuvendin Komunal në këtë komunë, partia që doli më e votuara ishte Lista Serbe, por edhe kjo parti mori vetëm 361 vota, ose 92,33%.

Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal kanë marrë 3,32% ose 127 vota, kurse ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë gjithsej 2,41%, ose 92 vota.

Por e veçantë është se një kandidat i PDK-së nuk ka marrë asnjë votë dhe një tjetër një votë. Kurse, dy kandidatë të LVV-së nuk kanë marrë asnjë votë, e një tjetër vetëm dy vota.

Kandidatët që mbetën pa asnjë votë në këtë komunë janë:

Flurim Kelmendi PDK, 0 vota

Selvije Peci LVV, 0 vota

Rabije Peci LVV, 0 vota.