
PDK-ja pretendon për ndërhyrje të paligjshme në procesin e numërimit në Malishevë
Zgjedhjet Lokale 2025
October 14, 2025 - 22:46
Partia Demokratike e Kosovës ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën si po zhvillohet procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në komunën e Malishevës.
Sipas reagimit të degës së PDK-së në këtë komunë, në qendrën e verifikimit janë vërejtur kandidatë për Kuvend Komunal nga radhët e Nismës Socialdemokrate – konkretisht Safet Morina dhe Hafir Rexha – të cilët, sipas PDK-së, kanë qenë të pranishëm në ambientet ku është e ndaluar me ligj dhe me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.PDK vlerëson se këto veprime përbëjnë “shkelje flagrante” që mund të komprometojnë integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Malishevës.