Kush janë kandidatët për asamble që nuk e morën asnjë votë në Zveçan?
Foto: Laura Hasani

Kush janë kandidatët për asamble që nuk e morën asnjë votë në Zveçan?

Zgjedhjet Lokale 2025 October 14, 2025 - 20:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të martën në Zveçan, Han të Elezit, Mamushë dhe Junik ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të votave për kandidatët për kryetarë komunash dhe ata për asamble komunale.

Sipas rezultateve të publikuara në platformën zyrtare të KQZ-së, në komunën e Zveçanit tre kandidatë për asamblistë rezultojnë se nuk kanë marrë asnjë votë.

Bëhet fjalë për Flurim Kelmendin nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe Selvije Pecin dhe Rabije Pecin nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Ndërkohë, ka edhe kandidatë që kanë marrë vetëm një votë.

Xhevdet Kelmendi nga PDK-ja në Zveçan dhe Leonora Laçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Han të Elezit janë ndër ta.

Për më shumë detaje mbi rezultatet për kandidatët për kryetarë dhe asamblistë, mund të vizitoni platformën e rezultateve të KQZ-së në këtë link.